Showbiz

Mbretëresha Elizabeth II zhduk foton e Princ Harry dhe Meghan Markle nga dhoma e pritjes

Nuk kanë fund lajmet mbi familjen mbretërore që kohët e fundit nuk duket aspak e tillë.

Me shpejtësi po qarkullon në rrjet lajmi se mbretëresha Elizabeth II ka hequr nga salla e pritjes në pallatin Backingham, foton e Princ Harry dhe Meghan Markle.

Ky detaj u ra menjëherë në sy përdoruesve të rrjeteve sociale në foton ku mbretëresha shfaqet me kryeministrin britanik Boris Johnson. Në foto shihet se mungon portreti i Dukës dhe Dukeshës së Cambridge ndërkohë që ajo i Princ William dhe Kate Middleton qëndron në tavolinë me krenari.

Konfliktet mes çiftit të famshëm dhe oborrit mbretëror kanë nisur që në muajin korrik dhe së fundmi janë thelluar për shkak të vendimit të Princit për të hedhur në gjyq disa nga tabloidët më të njohur në Britani.