Pak ditë pas festimeve zyrtare të 70 vjetorit në fron, Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar thyen një tjetër rekord. Sipas ‘Daily Mail’, Elizabeth u bë monarku i dytë më jetëgjatë në historinë botërore. Monarkja 96-vjeçare kaloi Mbretin e Tajlandës Bhumibol Adulyadej, i cili qëndroi në fron për 70 vjet e 126 ditë midis 1946 dhe 2016.
Në fillim të këtij muaji, mbretëresha tejkaloi Johann II të Lihtenshtajnit, i cili mbretëroi për 70 vjet e 91 ditë, deri në vdekjen e tij në shkurt 1929. Luigji i XIV i Francës mbetet monarku më jetëgjatë, duke mbretëruar për 72 vjet e 110 ditë nga 1643 deri në 1715 dhe mandati i Mbretëreshës është tani 70 vjet e 126 ditë. Nga disa është konsideruar si “sekreti” i jetëgjatësisë së monarkes, por tani, Mbretëreshës Elizabeta e Dytë i është hequr pija e mbrëmjes.
Burime të mirëinformuara kanë përhapur lajmin se 95-vjeçares i ndalohet nga mjekët konsumi i një gote Martini Dry, që e merrte pas çajit të orës 17:00. Këtë e bën të ditur britanikja “Daily Mail”, referuar burimeve të afërta me Familjen Mbretërore.
Rikujtojmë, se vitin që lamë pas Mbretëresha Elizabetë kritikoi ashpër udhëheqësit botërorë në lidhje me trajtimin e krizës klimatike, duke pranuar se ajo është e irrituar nga individët që flasin, por nuk bëjnë asgjë. Këto deklarata, Mbretëresha i bëri në hapjen e parlamentit Uellsian në Cardiff. Gjatë një bisede me Dukeshën e Cornwall dhe Elin Jones, Mbretëresha tha se:
E jashtëzakonshme nuk është. Kam dëgjuar gjithçka për të por ende nuk e di se kush do të vijë. Asnjë ide. Ne dimë vetëm për njerëzit që nuk vijnë. Është vërtet irrituese kur flasin, por ata nuk bëjnë asgjë.