Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të ketë një impakt të madh tek publiku e të dëgjohet kudo.
Tashmë Mozzik e ka lënë pas të shkuarën dhe ndarjen nga Loredana, pasi reperi është në një romancë të re. Përmes disa postimeve duket se Mozzik është në një lidhje me vajzën e deputetit Lutfi Haziri, Lotina Haziri. Mozzik dhe Lotina janë një nga çiftet më të përfolura të momentit e bukuroshja nuk nguron të ndajë me ndjekësit foto dhe video nga përditshmëria e saj me Mozzik.
Së fundmi babai i Lotinës, i cili aktualisht është nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur lidhur me lidhjen e vajzës së tij me Mozzikun dhe për këtë është shprehur.
Ai ka qenë fans i Kadri Veselit, tani me siguri është i yti. Nuk e di fans i kujt është, edhe mundet me e ruajt atë, por Mozzik është bërë dhëndri im i ri… Unë jam gëzuar me të thënë të drejtën, mbrëmë e kam takuar për herë të parë. Unë e përmenda dhëndrin e ri.