Ylli i muzikës pop Britney Spears po feston një tjetër moment historik në rrugëtimin e saj. Libri “The Woman In Me” i këngëtares ka shitur mbi dy milionë kopje në SHBA. Shifrat e kombinuara të shitjeve përfshijnë formatet me kapak të fortë, audio-libër dhe ebook. “Libri im ka shitur zyrtarisht mbi 2 milionë kopje në SHBA. Faleminderit të gjithë fansave që më kanë mbështetur mua dhe historinë time. Ju dua të gjithëve”,-tha Spears në një deklaratë.
Rrëfimi i shumëpritur i superyllit të popit, i cili u botua në SHBA më 24 tetor 2023, theu rekorde brenda javës së parë të shitjeve, duke shitur mbi një milion kopje. Spears flet për disa nga vështirësitë me të cilat u përball, përfshirë konservatorin 13-vjeçar që iu vendos në vitin 2008, marrëdhënien me familjen si dhe për ish-partnerët. Pas publikimit, “The Woman In Me” ishte numër një në ‘New York Times bestseller’ si dhe numër një në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Australi.
Rreth 3 milionë kopje të librit janë në dispozicion në mbarë botën. Gallery Books gjithashtu thekson se libri audio, transmetuar nga Michelle Williams dhe duke përfshirë një hyrje të folur nga Spears, është libri audio më i shitur në historinë e botuesit. Ndërkaq, që nga katapultimi në krye të kulturës pop, kur ishte vetëm adoleshente në fund të viteve ’90, Britney ka fituar shumë çmime dhe ka arritur një super sukses me karrierën e saj për të mos përmendur shitjen e 34 milionë albumeve në SHBA.
Por Britney nuk është vetëm një nga artistet më të mëdha të shekullit të 20-të. Ajo është gjithashtu një nga “gurët” më të rëndësishëm kulturorë të fillimit të viteve 2000, duke simbolizuar gjithçka, nga pafajësia e nxënësve në periferi, tek besimi i guximshëm seksual, tek elasticiteti dhe liria e fituar me vështirësi.