Së fundmi, në rajonin verior të gadishullit të Miçiganit është zbuluar një model i veçantë Jaguar i vitit 1964, i ruajtur në një hambar që nga mesi i viteve 1990. Tani, përveç se po pastrohet pas kaq shumë kohësh, Jaguar është vendosur edhe në shitje. Lajmin e ka bërë të ditur YouTuberi, Detail Dane me anë të një videoje në YouTube, duke theksuar se ende nuk dihet se pse Jaguar ishte parkuar në hambar që shumë kohë.
Pas largimit të shtresave të mëdha të papastërtisë, makinës i është kthyer ngjyra e bardhë e shndritshme. Brendësia e saj ishte e dëmtuar nga minjtë kudo, ndërsa në bagazh i janë gjetur një gomë rezervë origjinale dhe një kuti veglash Jaguar. Rezultati përfundimtar pas pastrimit duket të jetë befasues por edhe i kënaqshëm.
Por, edhe pse ky model është mjaft i rrallë, pronari i tij ka vendosur ta shesë atë. E publikuar në internet fillimisht në gjendjen kur u gjet në hambar dhe pas pastrimit, makina po shitet për 10 mijë dollarë. Bëhet e ditur se të ardhurat nga shitja do të shkojnë për organizatën Little Traverse Conservancy, organizatë kjo jofitimprurëse e përkushtuar për ruajtjen e tokës në SHBA.