Bahtjar Bajraktari, ose i njohur ndryshe si Dj Crax, është liruar nga burgu, pas më shumë se 3 muajsh qëndrimi në qeli. Bajraktari u arrestua në gusht, pasi u përfshi në një sherr masiv në një lokal në Pejë, ku ishte i përfshirë dhe reperi Rigels Rajku, ose i njohur si Noizy.
Pas 75 ditësh qëndrimi në paraburgim në Shqipëri, Bajraktari është ekstraduar në Kosovë tre ditë më parë me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë, sipas medias vendase.
Noizy u mbajt për disa ditë në paraburgim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, pasi reperi dyshohej se është i përfshirë në sherrin brutal të ndodhur me Tiktok-erin e njohur, Med Iseni. Ai është liruar nga Gjykata e Durrësit, pasi ofroi garanci pasurore prej 5 mln lekësh.
Stresi, emri i vërtetë Arkimed Lushaj, vazhdon të jetë aktiv në rrjete sociale, edhe pse është në kërkim nga policia e Kosovës për akuzat e dhunës në Pejë. Së fundmi, ai ka përdorur platformën Instagram për të organizuar një sesion ‘pyetje-përgjigje’ me ndjekësit e tij. Ky aktivitet ka shkaktuar interes të madh, sidomos kur është bërë fjalë për marrëdhënien e tij me artistin Noizy.