Të gjithë po mundohen që në një mënyrë apo në një tjetër të mbrojnë mjedisin dhe të bëjnë gjithçka për të shpëtuar botën nga ndotja. Këtë hap e ka ndërmarrë edhe kompania e njohur automobilistike. Pjesët e plastikës të kualitetit të lartë për modelet e ardhshme të BMW duke filluar me 2 makinat e reja elektrike “Neue Klasse” të cilat do të dalin në dhomat ekspozuese në vitin 2025 dhe do të bëhen pjesërisht nga mbetjet e ricikluara të oqeanit.
Prodhuesi gjerman i makinave veçse po përdor plastikë të ricikluar për krijimin e një produkti të quajtur ECONYL – i cili përdoret për prodhimin e tapetave të dyshemesë në SUV-në elektrik BMW iX dhe SUV-në X1. Ata gjithashtu kanë premtuar se modelet BMW dhe Mini të vitit 2023 do të kenë interier vegan, kjo falë zhvillimit të një materiali me përmbajtje të njëjtë si lëkura për përdorim në qepjet e ulseve dhe timonave.
Projekti me mbetjet e oqeanit vije pasi BMW mbledh plastikë dhe najlon të hedhur për të ndaluar hedhjen e tyre në det. Në një partneritet me kompanin daneze PLASTIX, plastika kthehet në granula të vogla të cilat mund të përdoren për herë të parë në makinat e derdhjes me injeksion për të krijuar pjesë nga plastika. Vetë përfaqësuesit e BMW thanë në një njoftim zyrtar për shtyp se:
Kjo krijon mundësi shtesë aplikimi për plastikën e ricikluar. Komponentët e prodhuar duke përdorur procesin e formimit me injeksion janë pjesë të zbukurimit që do të përdoren si në zonat e padukshme ashtu edhe në ato të dukshme të pjesës së jashtme dhe të brendshme të modeleve Neue Klasse nga viti 2025.