“Noku i Vogël”, është një nga këngët hit ndër vite të reperit të njohur, Noizy, i cili ia ka dedikuar vajzës së tij, Leandrës. Që prej atëherë, reperi ka zgjedhur mos ta bëjë më publik imazhin e vajzës së tij, teksa nuk e shohim as në rrjete sociale apo intervista të tij.
Megjithatë, së fundmi ka bërë një përjashtim duke i kërkuar një falje publike. Teksa ishte i ftuar në “1 Kafe me Labin”, ai u pyet se:
Kujt do i thoje “Më fal” në këto momente? Dikujt që nuk ke mundur t’i qëndrosh afër dhe publikisht këtë funditvit e përmbyll duke i thënë “Më fal”…
Ai i kërkoi falje familjes së tij për të cilën u shpreh se nuk kalon shumë kohë për shkak të angazhimeve, njerëzve që ka lënduar padashje, por mbi të gjitha vajzës së tij.
Personi kryesor mund të jetë vetëm Noku i vogël, Leandra, të cilës i kërkoj falje për shumë gjëra. Por ato mbeten mes meje dhe saj.
Noizy ose ndryshe me emrin e tij të vërtetë, Rigels Rajku është një nga reperat më të njohur dhe të dashur për publikun. Edhe pse prej kohësh nuk ka qenë pjesë e asnjë konflikti fizik me ndonjë individ të caktuar ose as me ndonjë reper tjetër shqiptar, nuk ka munguar vënie e zjarreve në bizneset e tij apo dhe makinat, ku e fundit para pak muajsh ka qenë shkrumbimi i Ferrarit të tij, edhe pse ende nuk janë gjetur autorët e këtyre ngjarjeve.
Mes të tjerave Noizy përmendet edhe nga personazhe të njohur tashmë në TikTok, duke marrë kërcënime dhe ofendime shumë të rënda prej tyre, duke u përfshirë në këtu edhe familja e tij. Këto prej kohësh normalisht kanë ndikuar në qetësinë dhe përditshmërinë e reperit, i cili së fundmi është shprehur për këtë çështje dhe për personazhet në TikTok, duke i cilësuar “injorantë dhe budallenj” dhe duke akuzuar TikTok-un që u jep mundësi çdo personi sidomos personazheve shqiptarë, për tu shfaqur, populluar dhe për të ndikuar në shoqëri. Noizy gjithashtu është shprehur se nuk ndjen siguri që fëmijët e tij të rriten me këto aplikacione dhe se do të donte të jetonte në një mal i shkëputur nga pjesa tjetër e botës dhe pa telefona.