Bota Celebrities Showbiz

Mbështetësja e saj numër 1, Beyoncé dhuron miliona dollarë për fushatën presidenciale të Kamala Harris!

Beyoncé ka mbështetur haptazi Kamala Harris në zgjedhjet e saj presidenciale përballë Donald Trump që do të mbahen në muajin nëntor. Këtë gjë, këngëtarja dhe biznesmenia e tregoi duke dhuruar 4 milionë dollarë në mbështetje të fushatës së zv.presidentes në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ndanë në rrjetet sociale edhe Beyoncé, por edhe kandidatja e demokratëve për Shtëpinë e Bardhë. Sipas mediave, artistja do të dhurojë më shumë para për fushatën, nëse është e nevojshme, dhe madje do të organizojë një event për mbledhje fondesh për Kamala Harris.

Njerëz pranë saj bëjnë me dije se ajo u detyrua të “përvishte mëngët” dhe të angazhohej personalisht në fushatë, pasi dikush i tregoi “Project 2025”, agjendën ekstremiste të shkruar nga një konservator për presidencën e dytë të Trump. Burimi shtoi:

Ajo mendon se aksionet janë shumë të larta dhe beson në vizionin që Kamala ka për Amerikën.

Projekti 2025 është projekti i tranzicionit presidencial i Fondacionit Heritage. Projekti synon të promovojë politika konservatore për të riformuar qeverinë e SHBA.

Po ashtu, Beyoncé ka dhënë miratimin e saj që Kamala Harris, nënpresidente e SHBA-së dhe kandidate presidenciale demokrate për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, të përdorë këngën e saj “Freedom” në aktivitetet e saj të fushatës. Kënga është një himn për lirinë dhe është paraqitur në albumin e saj të vitit 2016 “Lemonade”.