Bota

Mbështetësit indianë të Trump në rituale zjarri hindu, në mbrojtje të jetës së tij!

Priftërinj hindu të veshur me shafran dhe anëtarë të grupit nacionalist Hindu Sena (Ushtria Hindu) performonin sot rituale zjarri dhe brohorisnin himne të fesë së tyre, duke u lutur për mirëqenien dhe jetën e gjatë të idhullit të tyre, ish-presidentit Donald Trump, pas tentativës ndaj jetës së tij në fundjavë.

Në ceremoninë speciale të lutjes në tempullin në New Delhi ata kërkonin që “armiqtë e Donald Trump të dështojnë” dhe jepnin besimet për ish-presidentin.

Besimtarët e vendosur mbanin postera të Trump në prehërin e tyre mbi të cilat kryenin ritualet e dhe kishin oferta ushqimi e zjarri qirinjsh me lutjet e tyre.

Drejtuesi ceremonisë Vishnu Gupta, fliste me entuziazëm për ceremoninë:

“Siç e dini Donald Trump u sulmua dhe një plumb i gërvishti veshin, por ai edhe mund të kishte vdekur. Ky ishte një akt i njerëzve që nuk besojnë te paqja e humanizmi, por i atyre që janë të vendosur për xhihad. Ata nuk duan që Donald Trump të bëhet përsëri president i Amerikës.”

Prifti Vishnu Gupta nuk tregonte arsyen e dashurisë së madhe për kandidatin amerikan, por shtonte se bekimet kane te bëjnë me “fenë hindu, ndalimin e Pakistanit dhe të muslimanëve radikalë”:

“Ne iu lutëm Zotit që armiqtë e Donald Trump të zhduken të gjithë dhe i dhamë atij bekimet tona të veçanta”.

“Ai (Trump) duhet të fitojë në zgjedhjet e ardhshme me shumicë dërmuese, në mënyrë që njerëzimi të mbrohet, Pakistani të mbetet në kufijtë e tij dhe islamistët radikalë të shkatërrohen, ndërsa India e Amerika të avancojnë e të lulëzojnë”, tha prifti hindu sipas rrjetit AFP.