Sport

Mbappé te Real Madrid, ja kur zyrtarizohet. Zbulimin e bën presidenti Macron!

Kylian Mbappé është gati të bëhet lojtar i ri i Real Madridit. “Martesa” është e sigurt prej muajsh tashmë, por ylli i sapo larguar nga PSG ka zbuluar datën e njoftimit zyrtar. Si? Përmes një bisedë të shkurtër me presidentin francez Emmanuel Macron.

Mbappé, me rastin e një takimi me Macron (në të cilin ishte i pranishëm edhe trajneri i ‘Les Bleus’, Didier Deschamps), pati një shkëmbim të shkurtër me numrin një të shtetit përtej Alpeve, ku zbuloi se kur do të bëhet lojtar i Real Madridit në të gjitha aspektet.

“Kylian, si po kaloni? A pritet njoftimi sot?” – e pyeti Macron sulmuesin. “Sonte, sonte”, – u përgjigj Mbappé.

24-vjeçari do t’i bashkohet Real Madridit me një kontratë 5-vjeçare, e vlefshme deri në vitin 2029, me pagë prej 20 milionë euro në sezon, plus bonuse. Po kështu do të marrë një bonus nënshkrimi që duhet të jetë rreth 50 milionë euro.