Sport

Mbappe bën parashikuesin, zbulon kombëtaren që sfidon Francën në finale!

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri në fund.

Së fundmi, sulmuesi beson se kundërshtare e Francës së tij në finale do të jetë Gjermania, e cila sipas Mbappe këtë Euro 2024, do të tregojë se është ringritur dhe se ka lënë pas periudhën e vështirë.

Gjermania është një skuadër shumë e mirë. Vetë si kombëtare ata kanë mentalitetin që ringrihen gjithmonë pas vështirësive. Gjermanët janë gjithmonë prezent kur kombëtarja ka nevojë dhe sakrifikojnë shumë. Mendoj se finalja e Europianit mund të jetë Gjermani-Francë.

Më tej Mbappe, foli për transferimin te Real Madrid duke theksuar sërish se madrilenët ishin ëndrra e tij më e madhe.

Reali ishte ëndrra ime që prej fëmijërisë. Dua që të bëhem lojtari më i mirë në botë, do të punoj shumë që të realizoj objektivat e mi. Kjo është jeta që kam zgjedhur, dua të përmirësohem vazhdimisht, por gjithmonë edhe duke e shijuar lojën.

79 herë e ka veshur 25-vjeçari fanellën e përfaqësueses franceze duke gjetur golin në 47 raste. Nënkampionët e Botës debutojnë në Gjermani 2024 të hënën e 17 qershorit kundër Austrisë ndërsa Holanda e Polonia kompletojnë Grupin D. Ndërsa për Shqipërinë, është një moment i rëndësishëm duke patur përballë Italinë.

Gjatë stërvitjes së Kombëtares, trajneri Sylvinho testoi formacionin me të cilin pritet të zbresë në “Signal Iduna Park” për takimin e parë për Shqipërinë në EURO 2024. Grupi i “kuqezinjve” është i plotë, me të gjithë lojtarët e shfaqur shumë në formë, në stërvitje. Sa i përket formacionit me të cilin mund të luajë Shqipëria, trajneri Sylvinho ka vetëm dy dyshime, i pari në mbrojtje ndërsa ende nuk ka vendosur kë do të aktivizojë nga minuta e parë mes Ajetit e Ismajlit. Në sulm, në pikëpyetje është se cili mes Brojës apo Manajt do të jetë titullar.