Ylli i muzikës pop Dua Lipa ka ndarë disa detaje për albumin e saj të ardhshëm. Teksa mori pjesë në konferencën ESNS (Eurosonic Noorderslag) në Groningen, Holandë, krijuesja e hitit “Levitating” konfirmoi se albumi i saj i tretë është pop dhe do të vijë së shpejti.
Ka një temë lirike, më shumë se Pop. Është pop gjithsesi, kështu që nuk po i largohem kësaj rryme. Unë ende dua të sjellë gjëra për të kërcyer, për t’u argëtuar dhe për të bërë një turne tjetër argëtues të çmendur. Është pak më i pjekur në disa mënyra… ashtu si përvojat dhe mendoj se kjo thjesht ndodh. Fjalët, tekstet dhe gjërat për të cilat po flas janë nga përvoja personale. Kështu që mendoj se ndërsa rritem, muzika gjithashtu rritet. Unë thjesht po përpiqem ta çoj atë në një pikë ku të jem mjaftueshëm krenare për ta nxjerrë albumin.
Lipa është shumë krenare për origjinën e saj dhe këtë e vërteton sa herë që i jepet mundësia. Pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare dhe kalimit të pushimeve në jug të vendit, duket se ylli i muzikës pop po mendon të ketë një rezidencë personale pikërisht në këtë zonë turistike.
Mediat amerikane shkruajnë se Dua po ndërton një rezidencë superluksoze në Sarandë, përballë ishullit grek të Korfuzit, me pamje nga deti Jon. Lipa, e lindur në Britani nga prindër shqiptarë, Anesa dhe Dukagjin Lipa, iu dha shtetësia shqiptare në nëntor nga presidenti Bajram Begaj.