Mbajtja e një maceje mund të zvogëlojë rrezikun e një ataku në zemër me gati një të tretën, sipas studiuesve në Institutin Stroke të Universitetit të Minesotës, në Mineapolis të Shteteve të Bashkuara. Zbulimi ishte rezultati i një studimi 10-vjeçar i kryer te më shumë se 4 mijë amerikanë të moshës 30 deri në 75 vjeç.
Gjithashtu, 435 nga pjesëmarrësit ishin pronarë aktualë ose ish-pronarë macesh, ndërsa 2 mijë të tjerë nuk kishin pasur kurrë një mace. Studiuesit zbuluan se gjatë një periudhe 10-vjeçare, pronarët e maceve treguan 30% më pak rrezik vdekjeje nga ataku në zemër në krahasim me ata që nuk kishin mace.
Për vite me radhë ne e dimë se stresi psikologjik dhe ankthi janë të lidhura me ngjarjet kardiovaskulare, veçanërisht ataket në zemër, tha drejtori ekzekutiv i Institutit, Dr. Adnan Qureshi, i cili është gjithashtu autori kryesor i studimit. “Të paturit kafshë shtëpiake ndoshta ka ndihmuar në lehtësimin e stresit.
Studimet e mëparshme e kanë lidhur kontaktin me kafshët shtëpiake, me përfitimet për një funksionim më të mirë të zemrës. Ekspertët veterinerë parashtruan një argument tjetër të besueshëm se pse macet mund të sjellin më shumë lehtësim të stresit.
Macet janë kafshë që ulen në prehër dhe që duan të përkëdhelen. Përkëdhelja ul nivelet e stresit dhe rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut gjithashtu, në shumë raste, tha zv.presidenti teknik dhe patologu veterinar në Laboratorët ARUP në Salt Lake City, Utah, Lawrence McGill.
Sipas shkencëtarëve, një parazit i gjetur në jashtëqitjen e maces mund të jetë një trajtim i ardhshëm për çrregullime neurologjike si sëmundjet e Alzheimerit e Parkinsonit. Një formë e modifikuar e Toxoplasma Gondii, një parazit i zakonshëm që gjendet në jashtëqitjen e maces, u përdor në një eksperiment shkencor për të shpërndarë proteina në trurin e minjve.
Në të kaluarën, trajtimi i sëmundjeve neurologjike ka qenë i kufizuar nga vështirësia e dhënies së terapisë së synuar në vendndodhjen e duhur brenda neuroneve duke depërtuar në barrierën gjak-tru që mbron trurin. Toxoplasma gondii mendohet se mbartet në mënyrë të fshehtë nga një e treta e popullsisë së botës dhe ka evoluar për të udhëtuar nga sistemi tretës drejt trurit ku sekreton proteinat e tij në neurone.