Health & Beauty Lifestyle

Mbajtja e parave në duar ndihmon me shëndetin mendor?

Hulumtimet e fundit kanë zbuluar se mbajtja e parave në dorë ka efekte psikologjike të rëndësishme, duke ndihmuar në uljen e niveleve të stresit dhe minimizimin e dhimbjeve fizike. Një studim i kryer nga psikologët e Universitetit të Stanfordit tregojnë se ndjesia e prekjes së parave aktivizon ndjenja sigurie dhe fuqie, duke ndihmuar kështu në uljen e hormoneve të stresit si kortizoli.

Ekspertët shpjegojnë se prania fizike e parave mund të ndikojë në mënyrën se si ne përjetojmë dhimbjen. Një studim tjetër i publikuar në “Journal of Economic Psychology” zbulon se individët që mbajnë para në dorë raportojnë nivele më të ulëta të dhimbjes, duke e lidhur këtë fenomen me burimet financiare dhe ndjenjën e mirëqenies.

Këto gjetje sugjerojnë se, përveç vlerës monetare, paratë kanë një rol të rëndësishëm në ndjenjat tona psikologjike dhe emocionale, duke treguar se si burimet financiare janë të lidhura ngushtë me ndjenjën tonë të sigurisë dhe mirëqenies.