Ministria e Arsimit dhe Sportit njoftoi riçeljen e aplikimeve për formularin A1Z për maturantët e Maturës Shtetërore 2024 që ende nuk janë regjistruar në universitet. Sipas MAS-it, aplikimet janë të hapura nga dita e sotme, përgjatë fashës orare 08:00-16:00 dhe kryhen përmes platformës e-Albania. Formularin A1Z e plotësojnë të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore për t’u regjistruar në universitet.
Ne mbeshtetje te Ligjit nr. 69, date 21.06.2012 “Per sistemin arsimor parauniversitar ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar, te Vendimit te Keshillit Ministrave nr. 78, date 08.02.2006 “Per krijimin e Matures Shteterore dhe provimet ne shkollat e larta publike”, i ndryshuar, te Vendimit te Keshillit të Ministrave nr. 1013, date 10.12.2010 “Per, krijimin e Agjencise Kombetare te Provimeve”, i ndryshuar, te Urdhrit te perbashket te Ministrit te Arsimit dhe Sportit dhe Ministrit te Financave dhe Ekonomise nr. 661, date 01.12.2023, “Per miratimin e Rregullores per zhvillimin e Matures Shteterore ne Republiken e Shqiperise”, te Udhezimit te perbashket te Ministrit te Arsimit dhe Sportit dhe Ministrit te Ekonomise, Kultures dhe Inovacionit nr. 15, date 22.07.2024, “Per organizimin dhe zhvillimin e sesionit te dyte te provimeve te Matures Shteterore 2024 dhe Matures Shteterore Profesionale 2024”, si dhe Udhezimit te Ministrit te Arsimit dhe Sportit nr. 8, date 13.03.2017, “Per organizimin dhe funksionimin e Qendres se Sherbimeve Arsimore”,
URDHEROJ:
1. Miratimin e periudhes se aplikimeve me fomularin AIZ, per MSH 2024, ne daten 28 Tetor
2024, ora 08.00 – 16.00.2. Ngarkohen per zbatimin e ketij urdhri Qendra e Sherbimeve Arsimore, Agjencia e Sigurimit te Cilesise se- Arsimit Parauniversitar, Agjencia Kombetare e Arsimit Parauniversitar, Drejtorite Rajonale te Arsimit Parauniversitar, Zyrat Vendore te Arsimit Parauniversitar dhe institucionet arsimore.
Ky Urdher hyn ne fuqi menjehere.
Urdhri mban firmën e Aurora Balliut.
Ndërkaq, kandidatët që janë pjesë e portalit U-Albania e që nuk rezultojnë të regjistruar në ndonjë program studimi, kanë të drejtën e regjistrimit në programe studimi ku ka kuota të paplotësuara në të gjitha institucionet e Arsimit të Lartë, pavarësisht aplikimeve në raundet e mëparshme. Sekretaritë mësimore kryejnë regjistrimin e këtyre studentëve nga 30 tetori e deri më 8 nëntor 2024 në portalin U-Albania.