Sport

Mateus këshillon trajnerin Nagelsman për pozicionin e Kimish

Lotar Mateus ka përshëndetur vendimin e trajnerit të kombëtares gjermane Julian Nagelsman, që i ka besuar shiritin e kapitenit, lojtarit polivalent Joshua Kimish.

“Ne kemi një kapiten të ri si Joshua Kimish. Ai është zgjedhja logjike dhe e duhur”. Legjenda 63-vjeçare shpjegon edhe pse e  sheh so zgjedhjen e duhur: “Qëndrimi i tij, performanca dhe përvoja flasin vetë. Ai gjithashtu vendos gishtin në plagë verbalisht dhe tani si kapiten lejohet edhe më shumë ta bëjë këtë”, tha Mateus. Eksperti i “Sky” supozon gjithashtu se Kimish do të mbajë shiritin e kapitenit te Bajerni së shpejti: “Nëse ai luan Mynih më gjatë sesa Manuel Nojer, atëherë ai do të mbajë edhe shiritin në klub të ardhmen”. Lotar, megjithatë, shpreson që kapiteni aktual do ta drejtojë skuadrën nga mesfusha: “Unë preferoj skuadrën kur kapiteni luan në qendër dhe jo në prapavijë, por edhe Filip Lahm gjithsesi bëri një punë të shkëlqyer nga mbrojtja dhe natyrisht edhe Manuel Nojer. Megjithatë do të këshilloja trajnerin që ta zhvendosë Joshuan në mesfushë”.

Nga ana tjetër, Nagelsman ende po planifikon të përdorë Kimish si mbrojtës i djathtë, siç e zbuloi në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve kundër Hungarisë: “Fillimisht ai është planifikuar si mbrojtës i djathtë. Por kjo mund të ndryshojë”, tha shkurtimisht mbi rolin e Kimish “timonieri” i përfaqësues gjermane.

Si te Bajerni, ashtu edhe te “Pancerat” pozicioni i Kimish në të ardhmen mbetet një mister mes mbrojtësit të djathtë dhe mesfushorit me prirje organizative.