Auto & Moto

Mate Rimac zbulon makinën e projektuar nga vetë ai!

15 vjet pasi themeloi kompaninë e makinave që mban emrin e tij, Mate Rimac ka projektuar supermakinën e tij Nevera. Ai ka vendosur të tregojë trupin e modelit të ri me fibër karboni dhe me flamuj kroat në pasqyrat anësore. “Ndoshta nuk kam qenë klienti më i lehtë. Por, rezultati jo vetëm që duket i shkëlqyeshëm, por tregon një histori të rëndësishme për mua”-tha Rimac. Bëhet e ditur se fuqia e modelit të ri qëndron te katër motorët elektrikë me një prodhim total prej 1,914 kuaj fuqi. Shpejtësia maksimale e Nevera është 415 km/h.

Rimac, prodhuesi kroat i automjeteve elektrike që qëndron prapa super-makinës elektrike Nevera, po sjell edhe një shërbim të robot-taksive. Me ndihmën e prodhuesit Kia. Robot-taksa e re do të prezantohet brenda pak muajsh, E themeluar në vitin 2009, Rimac Automobili është fokusuar në ndërtimin e super makinave elektrike më të fuqishme. Por si duket Rimac ka plane edhe më të mëdha ku po planifikon të lançojë një robot-taksi me mbështetjen e Kia-s.

Rikujtojmë se pak kohë më parë kjo kompani bëri një super dhuratë nga kompania për blerësit e makinës Rimac Nevera! Ata që blejnë makinën elektrike Rimac Nevera, në Evropë do të kenë mundësi që pa pagesë ta mbushin baterinë në një periudhë prej tetë vitesh. Nevera, e prodhuar nga kompania kroate Rimac Automobili, ka njoftuar se ka bashkuar forcat me kompaninë Ionity, një prej operatorëve më të mëdhenj evropian për stacionet e mbushjes së makinave  elektrike. 

Sipas marrëveshjes së tyre, ata që blejnë Nevera do të kenë të drejtë një mbushje të pakufishme të baterive në të gjitha stacionet e Ionity në 24 vende të Evropës, për një periudhë 8 vjeçare. Kjo do të thotë se blerësit për dy milionë euro nuk “marrin” vetëm makinën por edhe karikim falas për një kohë të gjatë. Kujtojmë që makina elektrike Nevera prodhon 1.914 kuaj-fuqi, të mjaftueshme që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 1.81 sekonda, ndërsa atë deri në 300 km/h për 9.22 sekonda. Kjo makinë përshkon 402 metra për 8.25 sekonda. Shpejtësinë maksimale e ka 412 km/h dhe një rreze veprimi prej 490 kilometra me vetëm një mbushje të baterisë.