Me 51,000 statuja të gdhendura në 252 shpella, Shpellat Budiste Yungang të Kinës janë padiskutim një atraksion spektakolar. Por ditët e fundit, tualetet në këtë vend të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, kanë fituar më shumë vëmendje sesa vetëm historia.
Një video e shpërndarë së fundmi në faqet e ndryshme të lajmeve dhe mediave sociale kineze tregon disa ora digjitale të instaluar në disa kabina tualeti të vajzave.
Nëse është bosh është e gjelbër, nëse është në përdorim, tregon numrin e minutave dhe sekondave që dera është mbyllur dhe tualeti është në përdorim. Videoja origjinale thuhet se është marrë nga një vizitor, i cili është shprehur se:
Më dukej edhe paksa e turpshme. Më dukej sikur po monitorohesha.
Një anëtar i stafit tha se kohëmatësit ishin instaluar për të përballuar një rritje të vizitorëve, dhe kjo përfshin objektet brenda zonës turistike.
Ata nuk janë aty për të kontrolluar kohëzgjatjen që mund të përdorni tualetet. Është e pamundur që ne të dëbojmë dikë [nga tualeti]. Dhe ne nuk po vendosim një kufi kohor, si 5 ose 10 minuta për sa kohë mund të përdorni tualetet.
Më tej bëhet e ditur gjithashtu nga anëtarët e stafit se kohëmatësi ka qenë në funksion që nga 1 maji i këtij viti dhe sipas tyre, është kryesisht një masë sigurie, për të siguruar mirëqenien e të gjithë mysafirëve, në rast se disa të ftuar përdorin tualetin për një periudhë të gjatë dhe ndodh një emergjencë.
Lajmi ka ngjallur shumë debate në faqet e mediave sociale të Kinës.