Health & Beauty Lifestyle Live From Tirana

Maskat e duhura për fytyrën me përbërës direkt nga frigoriferi juaj…

E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë Erilda Elezi për të na treguar disa maska fytyre të thjeshta për t’u bërë në shtëpi me përbërës që mund t’i gjeni në kuzhinën tuaj. Ajo ka këshilluar këtë maskë me avokado për një hidratim të mirë të lëkurës suaj…

Një maskë e shpejtë me avokado, shumë e thjeshtë. 1/4 e avokados e bashkojmë me një lugë kafe vaj bajamesh, që për mua është një nga vajrat e preferuar. Mund të përdorim dhe atë të avokados, por është më i vështirë për t’u gjetur, kurse vaji i bajames është më i aksesueshëm. Këto i bashkojmë me një lugë gjelle mjaltë. Bëhet si tip paste dhe qëndron në lëkurë 15-20 minuta. Ka funksion fantastik, hidraton shumë mirë lëkurën, ka funksion antibakterial, ka dhe shumë vitamina dhe minerale që vijnë në saj të vajit të bajames. Ka vitaminën A që është shumë e rëndësishme për lëkurën, vitaminën E që po prapë është shumë e rëndësishme. Por kemi dhe Omega, që është fantastik për një hidratim dhe rigjenerim të lëkurës. Këshillohet të bëhet 1 herë në javë, të mbahet në lëkurë maksimumi 20-30 minuta dhe të shpëlahet me ujë të vaktët, jo ujë të ftohtë.