Lëkura gjithmonë pasqyron gjendjen e brendshme të trupit. Problemet më të zakonshme të lëkurës përfshijnë aknet, shenja të plakjes, rrudha dhe njerëzit shpenzojnë shumë para në produkte të cilat premtojnë shërim për një kohë të shkurtër. Megjithatë, shpeshherë këto produkte dinë të përmbajnë kimikale të rrezikshme të cilat më shumë bëjnë dëme sesa të mira.
Prandaj ne do ju tregojmë një mënyrë efektive natyrale për të përmirësuar shëndetin e lëkurës. Përbërësit janë 1 lugë gjelle uthull molle, 1 lugë çaji sodë buke dhe 2 luga çaji mjaltë. Në një enë xhami shtoni uthullën e mollës dhe mjaltin dhe i përzini mirë. Pasi t’i përzini, shtoni sodën e bukës dhe vazhdoni t’i përzini prapë. Nëse është e nevojshme, shtoni edhe ujë.
Pasi ta keni përgatitur maskën, pastrojeni fytyrën mirë që të hapen poret dhe thajeni mirë. Aplikojeni maskën dhe lëreni për 10 minuta. Në fund, pastrojeni fytyrën me ujë të vakët dhe prapë pastaj me ujë të ftohtë për t’i mbyllur poret. Përsëriteni disa herë në javë këtë procedurë dhe lëkura juaj do të jetë e pastër, e shndritshme dhe rrezatuese. Ju rikujtojmë se puçrrat janë më agresive gjatë pubertetit, por mund të shkaktojnë probleme edhe më vonë, në varësi të llojit dhe mënyrës se si trajtohen.
Fatkeqësisht, 27% e atyre që kanë akne kanë të bëjnë me aknet mykore dhe për ta trajtimi është pak më ndryshe. Aknet mykore janë një gjendje e lëkurës që shpesh ngatërrohen me puçrrat e zakonshme. Aknet mykore shkaktohen nga një kërpudhë që jeton natyrshëm në lëkurë e njohur si Malassezia. Janë pjesë e mikrobiomës natyrale të lëkurës. Megjithatë, kërpudhat mund të shkaktojnë inflamacion në folikulat e lëkurës, duke çuar në njolla të dukshme.