Aktualitet

Mashtrim kompjuterik, pranga gazetarit dhe punonjëses së AMP-së!

Policia e Tiranës njoftoi sot se ka arrestuar dy persona, një punonjëse të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP e një gazetar, si dhe ka shpallur në kërkim një person të tretë, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore pasi akuzohen për mashtrim me të dhënat kompjuterike.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në një njoftim të uniformave blu për mediat, bëhet e ditur:

Eshtë finalizuar operacionin policor të koduar “Antonimet”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit; R.O., 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës; E.H., 35 vjeç, me profesion gazetar. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi K.S., 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti”.

Policia bën të ditur se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.