Prodhuesi italian i automjeteve luksoze Maserati ka shpalosur një kabrio tërësisht elektrik. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për GranCabrio Folgore, me tre motorë dhe një bateri 92.5 kWh në gjendje të japë rreth 750 kuaj fuqi. GranCabrio Folgore është i fundit nga tre modelet Trident që ka marrë një përmirësim të baterisë elektrike.
Me këtë kompania synon që e gjithë gama e saj Maserati të funksionojë vetëm me energji elektrike deri në vitin 2028. I cilësuar si “kabrioni i parë luksoz plotësisht elektrik në treg”, GranCabrio Folgore mburret me tre motorë të fuqishëm. Me një shpejtësi maksimale prej 290 km/h ajo mund të arrijë një përshpejtim nga 0-100 km/h në vetëm 2.8 sekonda.
Maserati ka zbuluar gjithashtu një version të ri Modena Sport SUV Grecale i kufizuar në vetëm 50 njësi. I projektuar për të rivalizuar drejtpërdrejt Porsche Macan, modeli i ri do të bazohet në variantin Grecale Modena, por vjen me disa elemente tjera veçuese sportive.
Përmirësimet përfshijnë një sërë ndryshimesh në pjesën e jashtme, duke filluar nga ngjyra, rrotat dhe çatia panoramike. Pjesa e brendshme e modelit sportiv është e disponueshme me lëkurë të zezë ose të kuqe dhe përmban një ekran info-argëtues.
Fuqia e Modena Sport mbështetet në një motor turbocharged i shtyrë nga një sistem hibrid 48V. Motori i tij prodhon 328 kuaj fuqi dhe arrin 99km/h në vetëm 5.3 sekonda falë transmisionit automatik me 8 shpejtësi. Si modeli më i zakonshëm i Maseratit, Grecale mund të porositet tani, për ta pasur në zotërim muajt e ardhshëm.