Auto & Moto

Maserati prezanton versionin special sportiv Modena Sport SUV Grecale!

Maserati ka zbuluar një version të ri Modena Sport SUV Grecale i kufizuar në vetëm 50 njësi. I projektuar për të rivalizuar drejtpërdrejt Porsche Macan, modeli i ri do të bazohet në variantin Grecale Modena, por vjen me disa elemente tjera veçuese sportive.

Përmirësimet përfshijnë një sërë ndryshimesh në pjesën e jashtme, duke filluar nga ngjyra, rrotat dhe çatia panoramike. Pjesa e brendshme e modelit sportiv është e disponueshme me lëkurë të zezë ose të kuqe dhe përmban një ekran info-argëtues.

Fuqia e Modena Sport mbështetet në një motor turbocharged i shtyrë nga një sistem hibrid 48V. Motori i tij prodhon 328 kuaj fuqi dhe arrin 99km/h në vetëm 5.3 sekonda falë transmisionit automatik me 8 shpejtësi. Si modeli më i zakonshëm i Maseratit, Grecale mund të porositet tani, për ta pasur në zotërim muajt e ardhshëm.

Maserati po përballet me pengesa në udhëtimin e tij drejt elektrizimit të tërësishëm të makinave, ndërsa njoftoi së fundmi një ndalesë në prodhimin e Quattroporte Folgore me bateri. Marka italiane pretendon se ndalimi erdhi pasi është e shqetësuar për performancën e makinës së re, por duket se ka edhe faktorë tjerë shqetësues që “fshihen pas perdeve”. Kjo pengesë shënon vonesën e tretë në linjën e modeleve nga Maserati, pas prezantimit të versioneve elektrike me bateri të GranTurismo coupe dhe Grecale SUV. Gjithashtu, edhe një version me emetime zero të karbonit, GranCabrio është planifikuar të prezantohet në vitin 2024, por ende nuk është konfirmuar.