Aktualitet

Masat ndaj Berishës e Malltezit për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, Top Channel siguron vendimin e GJKKO-së!

Top Channel siguroi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që me kërkesë të SPAK-ut, dje vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, si dhe “Detyrim paraqitjeje” e bllokim pasaporte për ish-kryeministrin. Për ndërtuesin Fatmir Bektashi rëndon akuza “Korrupsion aktiv” dhe GJKKO-ja caktoi “Detyrim paraqitjeje”. Akuzat lidhen me aferën e privatizmit të Klubit Sportiv “Partizani” në Tiranë.

Lidhur me arrestimin e Jamarbër Malltezit, kërkesa e SPAK-ut u firmos më 16 tetor nga prokurorja Enkeleda Millonai, ndërsa vendimin në GJKKO e dha gjyqtarja Irena Gjoka.

Sipas këtij vendimi, Sali Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Fatmir Bektashi, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Vendimi i GJKKO-së:

Caktimin e masës se sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale: NDAJ PERSONIT NËN HETIM: Jamarbër Malltezi, i biri i Luan-it dhe Merxhane-s, i datëlindjes 09.11.1972, lindur në Tiranë. I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalimi daljes jashtë shtetit parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale: NDAJ PERSONIT NËN HETIM: Sali Berisha, i biri i Ram-es dhe i Shiqeres datëlindjes 15.10.1944, lindur në Tropojë. I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrim per t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim I daljes jashtë shtetit parashikuar nga neni 233 IK.Pr.Penale: NDAJ PERSONIT NËN HETIM: Fatmir Bektashi, i biri i Petrit-it dhe i Fitnete-s, i datëlindjes 24.11.1957. I DYSHUAR: Për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 230, 232, 233, 234, 238, 244, 18 K.Pr.Penale. Gjykata, në dhomë këshillimi pasi shqyrtoi kërkesën, mori provat dhe aktet e paraqitura nga prokurorja, si dhe pasi vlerësoi çështjen në tërësi,

VËREN

Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. në datë 16.10.2023, është paraqitur për gjykim kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest ne burg, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim Jamarbër Malltezi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv (funksionareve te larte shtetërore ose të zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 + 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i procedeve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal; Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policin gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalimi daljes jashtë shteri” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Sali Berisha, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv funksionareve te larte shtetërore ose zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal; Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalimi daljes jashtë shtetit parashikuar nga neni 233 1 K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Fatmir Bektashi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Gjykimi i kërkesës, bazuar në nenin 278 18 Kodit të Procedurës Penale (në lidhje me nenin 13 pika 2 germa “a” te po këtij Kodi) si dhe në nenin 75/a të Kodi të Procedurës Penale, i ndryshuar me ligjin 35/2017, hyn në kompetencën e kësaj gjykate, pasi ndodhemi para një kërkesë që i përket fazës së hetimeve paraprake dhe që lidhet me procedimin penal për një vepër penale, gjykimi i së cilës është në kompetencën e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Rrethanat e faktit dhe analiza e provave

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit, mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Taulant Balla, ka regjistruar procedimin penal nr. 287 të vitit 2020, për veprën penale “Pastrimi i produkteve te veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Top Channel ka zbardhur disa pjesë nga dosja e SPAK-ut për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ku dyshohet se janë të përfshirë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Dyshohet se Berisha, kryeministër në atë kohë ka nxjerrë një sërë aktesh ligjore e nënligjore në funksion të kthimit të pronave dhe privatizimit të klubit Partizani e kompleksit shumë sportesh në favor të 5 familjeve e pronarëve ku përfitues i drejtpërdrejtë ishte dhëndri i tij. Dyshohet se Jamarbër Malltezi ka përfituar 3-5% të pasurisë se paluajtshme të pesë familjeve që ai ka përfaqësuar me prokurë dhe vetë ishte përfaqësues në këmbim të privatizimit, ku ka ndërtuar 17 kulla. Ndërkohë klubi “Partizani” ka qenë në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura dhe nuk lejohej të privatizohej./Top Channel