Klea Prenga ka akuzuar Antonela Berishën dhe motrën e saj, Mariela, pas një sulmi barbar që ato të dyja kanë ushtruar ndaj saj. Klea tregoi se teksa darkonte, një person e sulmoi nga pas dhe i theu një gotë në fytyrë dhe akuzon Antonela e Mariela Berishën si porositëse të këtij sulmi, ku shoqërohet edhe me një ‘mesazh’ edhe në telefonin e saj. Policia i shpalli në kërkim motrat Berisha për “Plagosje të rëndë me dashje”.
Kreu i Policisë së Shtetit ka njoftuar se shumë shpejt do të bëhet një deklaratë në lidhje me arrestimin e Antonela dhe Mariela Berisha, të shpallura në kërkim për dhunën e ushtruar ndaj Klea Prengës. Ai ka theksuar se hetimet janë në proces dhe se arrestimet e dyshuarave do të njoftohen në një kohë të afërt. Policia është duke punuar për të finalizuar procedurat e nevojshme dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend për këtë rast të rëndë.
Klea në reagimet e saj sqaron se ndaj saj janë hedhur akuza të rënda se ka ndërhyrë në familje duke theksuar se personi që e dhunoi “nuk ka burrë”. Pra “molla e sherrit” mes vajzave është biznesmeni i njohur, Mir Pepa, i cili njihet edhe si kunati i Antonela Berishës, pasi ka pasur një lidhje me motrës e saj Marielën me të cilën ka edhe një fëmijë. Edhe pse së fundmi kanë qarkulluar thashetheme se lidhja e tyre ka përfunduar dhe nuk janë më bashkë duket se Mariela nuk e ka hedhur këtë marrëdhënie pas krahëve.