Sport

Marvin Çuni te Rubin Kazani për 2 milionë euro

Marvin Çuni, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, është transferuar te rusët e Rubin Kazanit për dy milionë euro.  Ai do të jetë shok skuadre me bomberin tjetër të kombëtares, Mirlind Dakun.

Menaxheri i tij, Shkumbin Qormemeti ka realizuar një tjetër transferim të bujshëm, ndërsa Frosinone do të mbajë 15% për qind të kartonit të futbollistit.

23-vjeçari mbylli kështu aventurën në kampionatin italian te skuadra e Frosinones, teksa do të kërkojë shpërthimin në Rusi.

Për transferimin e Çunit, Rubin Kazan, shpenzoi plot 2 milionë euro, me shpresën që sulmuesi shqiptar do të ketë të njëjtin impakt si Mirlind Daku, që është shndërruar në një lider. Sulmuesi ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2028.

Finalizimi i operacionit “Çuni”, u konkretizua ditën e sotme, teksa u zyrtarizua edhe nga klubi në faqen zyrtare, ku sulmuesi shfaq në stërvitje me skuadrën e tij të re.

Top Channel