Celebrities Film & Tv

Marvel publikon trailerin e “Spider-Man: No Way Home” dhe ja se çfarë u zbulua prej tij!

Është lançuar traileri më i ri i “Spider-Man: No Way Home” nga Marvel Entertainment. Ky trailer na tregoi jo pak por shumë për filimin më të ri të Spider-Man. Armiqtë keqbërës si Doctor Octopus, Electro dhe Green Goblin do të kthehen përsëri për Peter Parker-in që pas zbulimit të identitetit të tij. Traileri i parë për “Spider-Man: No Way Home” u lançua gjatë prezantimit të Sony Pictures’CinemaCon në Las Vegas.

Ishte traileri ai që konfirmoi rikthimin e armiqve në film dhe mesa duket do të jetë një sukses i padiskutueshëm. Filmi fillon nga “Spider-Man 2019: Far From Home” ku Spider Man u zbulua në të gjithë botën si Peter Parker. Këtë herë kemi edhe rikthimin e Benedict Cumberbatch si Doctor Strange, i cili i bën Peter-it një kërkesë. Në trailer zbulohet edhe se do të jenë të pranishëm armiqtë edhe nga filmat e mëparshëm të Spider-Man, përfshirë Doctor Octopus (Alfred Molina), Green Goblin (Willem Dafoe) dhe Elektro (Jamie Foxx).

Video-ja e trailerit fillon me Peter Parker (Tom Holland) i shtrirë mbi çati me MJ (Zendaya), e cila po lexon thashethemet për Peter që kur ai u demaskua si Spider-Man nga Mysterio në filmin e fundit “Spider-Man 2019: Far From Home”.

Prej kohësh ka pasur zëra se Tobey Maguire, i cili luajti Peter në Spider-Man në trilogjinë origjinale të Sam Raimi, dhe Andrew Garfield, i cili luajti në “The Amazing Spider-Man” të vitit 2012 dhe 2014 në “The Amazing Spider-Man 2”, do t’i rikthejë ato personazhe, megjithëse ato nuk u shfaqën në këtë trailer.

“Spider-Man: No Way Home” është planifikuar që të dalë në kinema më 17 Dhjetor. Kompania Marvel gjithmonë ka ditur si të korrë sukses. Kujtojmë se edhe filim i ri “Eternals” do të lançohet me 5 nëntor të po këtij viti. Me një super kast aktorësh ku pjesë e tyre është dhe Angelina Jolie, Richard Madden, Salma Hayek.