Lana Del Rey dhe Jeremy Dufresne kanë bërë të ditur se janë martuar! Ceremonia intime u mbajt në Luiziana, ku dyshja shkëmbeu betimet përpara familjes dhe miqve të ngushtë.
Këngëtarja 39-vjeçare u pa duke ecur me një fustan të bardhë, shoqëruar nga babai i saj, Robert Grant, ndërsa Dufresne kishte veshur një kostum të errët me jelek dhe këpucë lëkure ngjyrë kafe. Ceremonia u organizua pranë Bayous des Allemends, një vend ku Dufresne ka kryer turne me varkë jashtë New Orleans.
Lana dhe Jeremy thuhet se kanë njohje prej vitesh, me fotografi të tyre së bashku që datojnë që në vitin 2019. Megjithatë, ata fillimisht u përfolën për një lidhje pas publikimit të një videoje në TikTok ku shfaqeshin të kapur për dore. Del Rey kishte mohuar atëherë të ishte në një lidhje me Dufresne, por u fotografua sërish me të në Nju Jork më 7 shtator, duke marrë pjesë në dasmën e modeles Karen Elson.
Këngëtarja ka pasur një lidhje të mëparshme me muzikantin Evan Winicker, por martesa e planifikuar nuk u realizua. Në një intervistë të mëparshme, Del Rey kishte deklaruar se ishte beqare. Me këtë hap të ri, ajo duket se ka gjetur dashurinë dhe lumturinë që ka kërkuar.