Lily Allen dhe aktori i “Stranger Things”, David Harbour janë martuar në një ceremoni private në Las Vegas 1 vit pasi kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjetrin.
Aludimet se ata do të martoheshin kanë nisur muaj më parë por askush nuk dinte asgjë sa i përket ceremonisë.
Dyshja e njohur janë martuar në “Graceland Wedding Chapel” në Las Vegas nga një imitues i Elvis Presley ashtu siç e kërkon zakoni i vendit.
Të ftuar ishin vetëm njerëzit më të afërt të këngëtares 35-vjeçare dhe aktorit 45-vjeçar. Gostia nuk ishte si ato tradicionalet, kush kishte uri apo etje u qeras me pije të gazuara dhe hamburger në fast-food-in më të afërt.