Showbiz

Martesa e Meghan dhe Harry në krizë, princi gati të shkojë në terapi

Duket se vëmendja e tepruar e medias kundrejt Dukës dhe Dukeshës së Sussex po sjell probleme në martesën e tyre.

Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për “Radar Online” se Princ Harry po mendon të shkojë në terapi së bashku me Meghan për të përmirësuar marrëdhënien e tyre.

Dukesha është mjaft e stresuar kohët e fundit për shkak të konflikteve me çiftin tjetër mbretëror, Princ William dhe Kate Middelton, për shkrimet rreth thyerjes së protokolleve mbretërore nga ana e saj e shumë të tjera.

Për ta është e rëndësishme që të nisin terapinë sa më shpejt në mënyrë që martesa e tyre të mos ketë një fund tragjik.