Bota

Marrëveshje për qeverinë e koalicionit në Gjermani!

Në Gjermani, tre partitë që do të formojnë qeverinë e ardhshme: Social-demokratët (SPD), të gjelbrit dhe Demokratët e Lirë (FDP), njoftuan arritjen e një koalicioni, ndërsa pushteti politik në vend zhvendoset majtas.

Ministri social-demokrat i Financave dhe zëvendëskancelari, Olaf Scholz, pritet të pasojë Angela Merkelin si kancelar. Pas më shumë se një dekade e gjysmë në pushtet, blloku konservator i Merkelit, e cila vendosi largimin nga politika, po shkon drejt opozitës.

Marrëveshja e SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së duhet t’u paraqitet anëtarëve të partive. Aleatët e mundshëm ka të ngjarë të arrijnë qëllimin e tyre për të formuar qeverinë e re gjermane deri në Krishtlindje.

Negociatat e koalicionit midis partive filluan më 21 tetor, pas bisedimeve eksploruese në të cilat ata ishin në gjendje të trajtonin pikat kryesore të pengesave. Në një dokument që detajon rezultatin e atyre bisedimeve të para, SPD, të gjelbërit dhe FDP premtuan “një rinovim të plotë të vendit” dhe “një zgjim” për të adresuar sfida të tilla si ndryshimet klimatike dhe vonesat në infrastrukturën digjitale, duke siguruar njëkohësisht prosperitet dhe kohezion.

Sipas dokumentit të mëparshëm, edhe mosha ligjore për të votuar në zgjedhjet federale dhe ato europiane duhet të ulet nga 18 në 16-vjeç.