Kryeministri Edi Rama, në takimin e tij me emigrantët shqiptarë në Milano është ndalur tek marrëveshja e lidhur me qeverinë italiane për njohjen e pensioneve.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nga kjo marrëveshje e munguar përfitojnë 421 mijë emigrantë shqiptarë.
“Ne ja dolëm të vendosim më në fund, pas një përpjekjeje të gjatë 10-vjeçare, një gur të çmuar dhe të munguar që e keni merituar plotësisht”, tha Rama.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë iu drejtua të pranishmëve duke thënë se sot “Shqipëria po e fiton njësoj si ju betejën e saj në kërkim të kurorës së munguar të drejtësisë, për emrin e saj, flamurin, vendin e saj, me zot me ligj dhe me zakon në familjen e shteteve të Evropës”
Rama: 421 mijë prej jush do të përfitojnë nga marrëveshja e sapo lidhur e pensioneve më Italinë, ku falë angazhimit personal të kryeministres suaj këtu, dhe një zëdhënëseje shumë e fortë e jona në BE, Giorgia Meloni, ne ja dolëm të vendosim më në fund, pas një përpjekjeje të gjatë 10-vjeçare, një gur të çmuar dhe të munguar që e keni merituar plotësisht.
Sot kam ardhur për t’ju thënë që edhe Shqipëria po e fiton sot njësoj si ju betejën e saj të drejte pa ndalur vrapin dhe duke e ruajtur të palenkundeur besimin në kërkim të kurorës së munguar të drejtësisë, për emrin e saj, flamurin, vendin e saj, me zot me ligj dhe me zakon në familjen e shteteve të Evropës!
Pallati i sportit në Busto Arsizio, vend afër qytetit të Milanos është mbushur plot me shqiptarë. Edhe shumë të tjerë të cilit ishin jashtë dyerve të pallatit të sportit u lejuan të hyjnë.
Pjesë e këtij takimi ishin dhe këngëtarë të njohur si Alban Skënderaj, Noizy, Elvana Gjata, Elhaida Dani, Artiola Toska të cilët performuan këngët më të mira.
Pas Milanos, Rama do të takohet me shqiptarët e Londrës në 2 qershor dhe 16 qershor në Düsseldorf.