Çdo gjë është ashtu si duket

Marrëdhënia ‘e thyer’ me median, i ftuar Ervin Goci!

I ftuari episodin e sotëm të ‘Çdo gjë është ashtu si duket’ ishte Ervin Goci, i cili ka mbaruar studimet për Filozofi në Universitetin e Tiranës, studimet pas-universitare i ka të orientuara në Shkencat Humane dhe ne vijim ka vazhduar studimet doktorale në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ku punon që prej vitit 2005-së.

Lektor Ervin Goci nisi diskutimin e tij mbi një ngjarje shumë të përfolur që ishte ajo e gazetares Maria Ressa dhe gjithë ekipit të saj në botimin digjital Rappler me bazë në Filipine. Rëndësia e punës së tyre u njoh kur Ressa, së bashku me gazetarin rus Dmitry Muratov, iu dha Çmimi Nobel për Paqe në vitin 2021. Megjithatë, në mbledhjen e te dhënave për Raportin e Lajmeve Digjitale të Institutit Reuters mbi besimin në organizatat individuale të lajmeve, Rappler nuk renditet veçanërisht lart në krahasim me markat e tjera filipinase dhe një pakicë e konsiderueshme filipinase nuk i besojnë organizatës së lajmeve.

Ky është një rast që ka tronditur me të vërtetë. Shoqëria nuk është ndërtuar pa kontradikta, por Rappler është një media që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, bën gjatë gjithë kohës balancën reale që duhet të bëj pushteti i medias. Në Filipine, sipas një studimi, ajo është media që ka më pak besueshmëri. Është një media që plotëson standardet e medias dhe nuk ka besueshmëri nga publiku. Edhe BBC sot është në akuza të përhershme sepse akuzohet që nuk mban qëndrime, nuk jep të drejtën dhe po bën një media klasike që konsiderohet jashtë tensionit të shoqërisë. Media nga njëra anë që duhet të administrojë para, ka halle të tjera dhe gazetari thotë që unë vendos fytyrën time, kam qasjet e mia dhe duhet t’i tregoj.

Por, si është sot marrëdhënia e audiencës me median dhe cili është problemi më i madh që ka ‘thyer’ marrëdhënien mes tyre?

Marrëdhënia midis audiencës dhe medias është shumë e drejtpërdrejt. Media, redaksia të fut brenda medias dhe të nxjerr gazetar. Kur ti e njeh gazetarin në mënyrë të drejtpërdrejt, kur e di se çfarë mendon, sot të gjithë i kanë hapur kartat kundrejt publikut, redaksia është bërë shumë e hapur. Më të dëmtuara besoj se janë mediat e mëdha. Nuk është problemi se ti beson diçka dhe do të ruash bindjen tënde, por kjo ndonjëherë kalon në skizofreni. Njerëzit me të vërtetë mund të kenë eksperienca të personalizuara dhe kjo është një arritje e jashtëzaknshme që njerëzit kanë mundës të personalizojnë sepse kjo krijon pavarësi. Por, kur kjo kthehet në një tavan, një lloj kupole që ti nuk sheh më asgjë përtej kësaj dhe pastaj ke një moskonsideratë ndaj tjetrit. Në shoqëritë e lira ka pasur gjithmonë diversitet.