“Canada Goose”, është një kompani e njohur kanadeze e cila prodhon veshje dimërore. Ajo tregton një gamë të gjerë veshjesh si: xhaketa, jelekë, kapele, doreza dhe veshje të tjera përmes rrugëve të ndryshme, si me shumicë ashtu edhe direkt te klientët në dyqanet e tyre me pakicë.
Marka e stilit të jetesës luksoze, me një përvojë 60-vjeçare në dizajnimin e veshjeve dhe në një koleksion të gjerë palltosh, xhaketash dhe trikotazhesh, të përshtatshme për të gjitha kushtet e motit. Tani ju mund të blini gjithçka, nga jelekët e lehtë deri te veshjet e përshtatshme për një mot më të keq, ndërsa veshjet e thurura prej leshi përfundojnë koleksionin. Nëse kjo nuk do të mjaftonte, për këtë periudhë “Canada Goose” ka lançuar një kategori krejtësisht të re: këpucët.
Duke kompletuar ambicien e hershme të CEO-s së “Canada Goose”, Dani Reiss, për të ofruar mbrojtje të plotë nga koka te këmbët, gama e re e këpucëve të markës fillimisht do të përfshijë vetëm dy stile: “Snow Mantra”, një këpucë dëbore plotësisht kundra ujit, e testuar në Kanadanë Veriore, për t’i bërë ballë motit të “ashpër” dhe “Journey”, një këpucë e stilit alpin i përshtatshëm për përdorim të përditshëm. Disa prej jush mund të mos kenë besim në lançimin e këtij koleksioni të ri, por është në përputhje me strategjinë fillestare që e bëri “Canada Goose” të dominonte në tregun e veshjeve. Linja e kufizuar e këtyre produkteve të reja nuk e ka penguar markën të bëjë një fushatë marketingu të nivelit të lartë.
Prezantimi i këpucëve të markës “Canada Goose”, u xhirua në Kanada dhe ishte futbollisti profesionist Romeo Beckham, ai që mori pjesë në reklamimin e këpucëve. Fushata, e përshkruar nga marka si një thirrje për të eksploruar dhe për të përcaktuar rrugën tuaj përpara, tregon Beckham duke u ngjitur në një mal i veshur me këpucët “Journey”, një imazh që pasqyron udhëtimin e tij personal teksa ai ndjek karrierën e tij si futbollist profesionist. Rruga në gjurmët e të atit nuk do të ishte aq e lehtë. David Beckham ishte një nga futbollistët më të talentuar të brezit të tij. Romeo Beckham e pa këtë si një sfidë tjetër për t’u kapërcyer. Në video, ai thotë se:
Duke u rritur, më kanë mësuar gjithmonë se puna e palodhur shpërblehet. Për ta bërë realitet ëndrrën time për të luajtur si futbollist profesionist, isha i fokusuar dhe shumë i përkushtuar.
Këpucët “Journey” janë këpucë alpine klasike, por detajet dhe dizajni e bëjnë atë të veçantë nga modelet e tjera të këpucëve. Një platformë që i jep një pamje ndryshe, të cilat janë të përshtatshme për t’u veshur edhe në qytet. Ky model është kombinimi i ngjyrës së bardhë me ngjyrën gri. Gjithashtu, këpucët janë rezistente ndaj ujit. “Journey” disponohet në tre variante: një këpucë klasike prej lëkure në ngjyrë kafe të çelur dhe me gomë të zezë, një këpucë sërish në materialin lëkurë në ngjyrë të zezë dhe një këpucë material kamoshi ngjyrë gri me platformë ngjyrë të bardhë.
Versioni në ngjyrë kafe të çelur ndihet më i afërt me modelet e këpucëve alpine, ndërsa këpucët ngjyrë gri kanë një pamje më elegante të cilat mund të vishen edhe në qytet. Nëse po kërkoni një palë këpucë të përshtatshme për udhëtime të gjata, këto duhet të jenë në krye të listës suaj.