Auto & Moto

Mark Zuckerberg zbulon modelin e makinës që përdor!

Themeluesi i Meta-s, Mark Zuckerberg, ka zbuluar së fundmi makinën që drejton. Pasi Brian Scotto, bashkëthemeluesi i Hoonigan (RIP) e pyeti atë se çfarë makine drejton kryesisht Zuckerberg u përgjigj: “Këto ditë Cadillac CT5-V Blackwing, por ndonjëherë edhe të tjerë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mark Zuckerberg (@zuck)

Bëhet e ditur se Blackwing CT5 sapo ka marrë një rifreskim. Ky model vjen me 668 kuaj fuqi dhe një motor V8. Mark ka shprehur së fundmi interesin e tij për të hyrë në botën e modës, duke krijuar një linjë rrobash dhe aksesorësh të frymëzuar nga Perandoria Romake. Në një intervistë së fundmi, Zuckerberg  ka shprehur se është veçanërisht i interesuar për stilin e jetesës dhe estetikën e perandorit Çezar, duke synuar të sjellë një kombinim të elegancës dhe historisë në tregun modern.

Kjo nismë duket se vjen pas një rritjeje të interesit për stilin klasik dhe për një rikthim të dizajneve që reflektojnë trashëgiminë kulturore. Mendohet se do të përdorë materiale të qëndrueshme dhe procese etike në prodhimin e këtyre rrobave, duke pasur parasysh gjithashtu impaktin mjedisor të industrisë së modës.

Shifrat e fundit nga Indeksi i Miliarderëve të Bloomberg tregojnë se Zuckerberg e ka rritur pasurinë e tij personale me 73.4 miliardë dollarë në vitin 2024 në 201 miliardë dollarë. Kështu, CEO i Meta është personi i katërt më i pasur në botë, duke iu bashkuar “një klubi të pakapshëm” që numëron vetëm tre anëtarë të tjerë. CEO i Tesla dhe X, Elon Musk (272 miliardë dollarë), Bezos (211 miliardë dollarë), themeluesi i Amazon dhe Arnault (207 miliardë dollarë) CEO i markës luksoze LVMH, janë të vetmit njerëz përpara Zuckerberg.