Kryeministri holandez në largim, Mark Rutte, do të kryesojë aleancën ushtarake të NATO-s për vitet e ardhshme pasi Jens Stoltenberg të japë dorëheqjen.
Rutte do të emërohet Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s pasi Rumania ra dakord të mbështesë kandidaturën e tij.
Kryeministri holandez pritet të drejtojë NATO-n për disa vite të vështira, teksa aleanca transatlantike përpiqet të balancojë agresionin rus në Ukrainë.
Emërimi i tij u konfirmua pak përpara një samiti që do të mbahet në Uashington, më 9-11 korrik, duke shënuar 75 vjetorin e aleancës.
Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, ka qenë në këtë post që nga viti 2014 dhe me përfundimin e mandatit do të duhej të largohej vitin e kaluar.
Sapo të hyjë në detyrë, Rutte do të shërbejë një mandat prej të paktën katër vjetësh.
Për t’u emëruar ai duhej të përballej me kundërshtimin e Hungarisë Viktor Orbán, i cili është kudnër ndihmës ndaj Ukrainës.
Rutte i qetësoi këto shqetësime në një letër të dërguar më parë këtë javë , duke e sjellë atë një hap më pranë sigurimit të konsensusit të nevojshëm midis 32 anëtarëve të NATO-s.
Si shefi i NATO-s, Rutte përballet me një akt të vështirë balancimi, pasi anëtarët e aleancës kanë kërkuar të mbështesin Ukrainën e shkatërruar nga lufta, por pa provokuar një agresion të mëtejshëm rus.
Një kthesë e mëtejshme mund të vijë me zgjedhjet presidenciale në SHBA në muajin nëntor, pasi kandidati republikan Donald Trump është treguar kritik ndaj aleancës, madje duke i bërë thirrje Rusisë të pushtojë aleatët e supozuar që nuk investojnë në ushtritë e tyre.
Rutte ka udhëhequr Holandën që nga viti 2010, duke menaxhuar një sërë koalicionesh të ndërlikuara, por do të largohet më 2 korrik. Partia liberale e Rutte, VVD, do të jetë pjesë e një koalicioni të udhëhequr nga ish-shefi i spiunazhit Dick Schoof , pas zgjedhjeve të nëntorit që panë një rritje të mbështetjes për ekstremin e krahut të djathtë, Geert Ëilders.
Fundjavën e kaluar, Rutte mori pjesë në samitin e Ukrainës në Zvicër, nga i cili premtoi se Holanda do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në çdo mënyrë që të mundet.
“Për aq kohë sa duhet dhe me gjithë mbështetjen që është e nevojshme”, tha Rutte.