Celebrities Pardon My French

Marjana Kondi tregon për “Big Brother Vip”, nga ftesa që mori për të qenë pjesë, deri te banorët e preferuar brenda shtëpisë!

Marjana Kondi ishte e ftuar ditën e sotme në “Pardon My French”, ku në një intervistë të rrallë të saj, foli për artin që bën, çmimin e rëndësishëm që mori vetëm disa ditë më parë, por edhe zbuloi nëse ka ndjerë xhelozi nga kolegët.

Ndërkohë, ditën e sotme ishte poashtu i ftuar në “Pardon My French” Ervin Kurti. Dyshja bën bashkë “N’fermë”, një nga rubrikat në “E Diell”. Ai u shpreh për artisten me fjalët më të ëmbla duke thënë për të si më poshtë.

E mora në telefon në fund të gushtit. I thashë do të paraqes një projekt në “E Diell”, po nuk di se ku të gjej të ftuarit. Mua më tha çfarëdolloj gjëje që të bësh mua më ke. E zgjodha Marjanën, sepse është shumë e re në shpirt, në fizik. Është shumë njeri i dashur, nuk është një figurë e vulgarizuar, por e dashur për publikun. Ka ngelur një njeri me vlerë.

Nga ana tjetër, Marjana foli edhe për Big Brother, që është një nga temat më të nxehta të momentit. Në një kohë kur të gjithë flasin për të, edhe aktorja shumë e talentuar pranon se e sheh programin, dhe madje zbuloi edhe disa nga të preferuarit e saj.

Unë shoh “Big Brother Vip”. Të preferuarit e mi ndryshojnë, një herë Donaldi, një herë Iliri, një herë Arjola… Arjolën dua ta kem, mos të më ikë… Është e çuditshme si duhen për momentin e  pastaj e prishin imazhin…

Ndërkohë, miku dhe kolegu i saj Ervin Kurti, gjatë bisedës për Big Brother zbuloi ekskluzivisht për Top Albania Radio se aktores i është bërë ftesa për të qenë pjesë e programit, por ajo nuk ka pranuar.

Gjithashtu, ditën e sotme ajo foli për çmimin “Mjeshtër i Madh” që mori vetëm disa ditë më parë nga Presidenti Ilir Meta, ku u shpreh me fjalët më të ëmbla dhe prekëse për vlerësimin e madh që i është bërë.

E prita jashtëzakonisht mirë. Falenderoj Presidentin për këtë lumturi që më dha, është e rrallë. Është një kënaqësi e madhe për një artist, e gjithë jeta jote, e gjithë karriera jote… Unë e ndaj karrierën në çastet e ngritjes dhe ato të rënies…