Celebrities Live From Tirana

Marjana Kondi: “Banalja është shumë e bukur, edhe fëmija dëgjon nga prindi fjalë si ‘më çave’…”

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike aktorja e njohur e humorit, Marjana Kondi. Por çfarë mendimi ka Marjana për humorin e para dhe pas viteve 90?

Çdo kohë ka bukurinë e vet. Kohën e bëjnë njerëzit. Ne në atë kohë bënim humor me shpirt, të kontrolluar. Nuk kishim televizion dhe njerëzit ishin të lumtur me atë që shihnin. Në estradë aktorët ishin të gjithë të shkolluar. Këto gjëra që bëhen sot ne i kemi bërë që në atë kohë. Për natën e vitit të ri mezi prisnin humorin e të gjitha rretheve. Sot është industri xhirohet shpejt, atëhere xhiroheshin me ditë. 

Kur nuk e bëja mirë materialin fusja imitimin që të plotësohej e të bëhej i bukur. Sot punojnë shumë, sot ka shumë televizione dhe njeriu ka mundësi të zgjedhë kë të shikojë. Banalja është shumë e bukur nëse e vendos në një situatë që ja vlen. Nuk ka gjë për të thënë se e shikon fëmija sepse fëmija e dëgjon nga prindi një fjalë si: “Mos më çaj kokën”. Të gjitha emisionet e humorit sot bëjnë po të njëjtën humor. 

Çfarë do të rikthente Marjana nga humori i atëhershëm dhe çfarë këshillë ka për të rinjtë e sotëm që zgjedhin të bëjnë humor?

Në komedi dua të flas…Kur je në skenë të jesh korrekt me orarin, sot nuk e kanë shumë këtë të rinjtë. Sot të rinjtë kanë lirinë. Korrektesa, leximi, të jenë të përkushtuar, padiskutim edhe talentin që duhet ta kenë. Të jenë të përgjegjshëm, nuk duhet të jetosh natën sepse të punosh natën është dëmi i ditës, sikur qoftë edhe një birrë.