Bota

Marine Le Pen paralajmëron: Nëse fitojmë, do të frenojmë ndihmën për Ukrainën!

Ndërsa Ukraina po lufton me Rusinë, mbështetja nga një vend aleat me Kievin duket se po lëkundet. Franca duket se do të frenojë ndihmën për Kievin, në rast se Marine Le Pen fiton zgjedhjet sot.

Le Pen, kryetare e partisë franceze të ekstremit të djathtë, të quajtur Rally National, u zotua se nëse partia e saj do ta ketë kryeministrin e vendit, Kievi do të parandalohej që të përdorë armë me rreze të gjata, të furnizuara nga Franca për të goditur brenda Rusisë dhe se do ta pengonte sugjerimin e Macron, se mund të vendoseshin trupa franceze në Ukrainë.

“Nëse Emmanuel Macron dëshiron të dërgojë trupa në Ukrainë dhe kryeministri është kundër, atëherë nuk ka trupa të dërguara në Ukrainë”, tha Le Pen për CNN.

Le Pen me të kaluarën, ka qenë kontraverse në raport me situatën në Ukrainë.

Ajo ka refuzuar që të dënojë aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Putini në vitin 2014 dhe madje ka marrë edhe një kredi të madhe në vlerë nga një bankë ruse.

Votuesit po shkojnë drejt qendrave të votimit në të gjithë Francën për raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme të thirrura nga Presidenti Emmanuel Macron, i cili rrezikon të humbasë një pjesë të aleatëve të tij qendrorë në parlament dhe të detyrohet të shohë tre vitet e mbetura të mandatit të tij presidencial në një partneritet të vështirë me të djathtën ekstreme.

Pasi mori drejtimin në raundin e parë të votimit të dielën e kaluar, Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë (RN) – i udhëhequr nga 28-vjeçari Jordan Bardella nën syrin vigjilent të Marine Le Pen, është më afër pushtetit se kurrë, sipas CNN.

RN, dikur tabu e politikës anti-emigrante të së cilës i është dhënë një fytyrë e freskët dhe më e pranueshme nga Bardella, fitoi 33% të votave popullore në raundin e parë.