Celebrities Showbiz

Marina Vjollca feston ditëlindjen, Getoari i bën dedikimin më romantik

Shenjën e horoskopit e ka Dem dhe sot ajo feston ditënlindjen. Bëhet fjalë për bukuroshen e ekranit shqiptar, Marina Vjollca së cilës i është zbukuruar mëngjesi që në orët e para.

Sot Marina bën 31-vjeçe dhe urimin më romantik sigurisht që do ta merrte nga bashkëshorti i saj, reperi Getoar Selimi. Ai ka publikuar një foto mjaft të bukur të Marinës që në orët e para të mëngjesit ku shkruan disa fjalë të ëmbla;

Disa njerëz lexojnë libra dhe histori për të gjetur kuptimin e dashurisë. E tëra çfarë duhet të bëj është të shikoj në sytë e tu. Gëzuar ditëlindjen gruaja ime e dashur…

Ky postim romantik nuk mund t’i shpëtonte Marina Vjollcës e cila i ka komentuar po aq romantike:

Të dua pafund jetë!

Marina gjithashtu ka marrë plot komente pozitive nga ndjekësit e saj dhe fansat e zjarrtë duke e bërë këtë ditë edhe më të veçantë për të.