Për Marina Vjollcën u përfol shumë se është në pritje të ëmbël. Vetëm pak kohë më parë, ajo konfirmoi shtatzëninë e saj. Me anë të disa fotografive shumë të ëmbla, prezantuesja zbuloi se pret të bëhet nënë për herë të parë.
E pikërisht vetëm pak më parë, prezantuesja bukuroshe dhe reperi Getoar Selimi janë bërë prindër të një vajze. Ky lajm është i konfirmuar nga burime të brendshme për TAR. Deri më tani as çifti dhe as Luana nuk kanë nxjerrë asnjë fotografi lidhur me këtë ngjarje kaq të lumtur për familjen.
Ne i urojmë Marinës dhe Getoarit jetë të gjatë për vogëlushen e tyre!
Ende nuk dihet emri i vajzës, por shpresojmë nga momenti në moment që çifti ta bëjë publik.
Ndërkohë, rikujtojmë se ditën e djeshme Marina dhe Luana ndan disa foto shumë të ëmbla së bashku, teksa kjo e fundit u shfaq duke prekur barkun e rrumbullakosur të Marinës. Prezantuesja bukuroshe tregoi se ishte shumë e emocionuar për ardhjen në jetë të mbesës së saj.