Ajo u bë një nga aktoret më të vlerësuara dhe më të suksesshme në vitet e fundit, por viti 2022 nuk ka qenë një vit shumë produktiv për Margot Robbie. Aktorja, ka publikuar disa filma gjatë muajve të fundit dhe megjithatë asnjëri nuk ka arritur mbështetjen e publikut. Ky fakt i bën producentët e ‘Barbie’ që do të dalë në vitin 2023 të friksohen paksa.
Në Shtetet e Bashkuara fimi ‘Babylon’ është publikuar. Ai përveç pjesëmarrjes së Margot Robbie, ka praninë e yjeve të tillë të famshëm si Brad Pitt, Tobey Maguire, Olivia Wilde, Chloe Fineman, Eric Roberts, Flea dhe Max Minghella. Edhe pse filmi pritej të kishte një fundjavë të qetë hapjeje, ai nuk pati përshtypjen që priste.
Sipas mediave të specializuara, ‘Babylon’ pritej të fitonte 5.3 milionë dollarë në orët e para të daljes në treg. Megjithatë, pas ditëve të para, mezi ka arritur në 3.5 milionë dollarë. Këto shifra janë shumë larg pritjeve dhe përfaqësojnë një tjetër dështim në karrierën kinematografike të Margot Robbie.
Aktorja ka pasur një 2022 për të harruar, duke shtuar dështimin e ‘Amsterdam’ dhe ‘Pirates’ të anuluar. I pari shfaqi interpretues si Christian Bale, Robert De Niro, Rami Malek dhe Taylor Swift. Megjithatë, nga një buxhet fillestar prej 80 milionë dollarësh, filmi mezi fitoi 16 milionë dollarë brenda vendit. Filmi, i cili synonte të rifillonte sagën ‘Pirates of the Caribbean’ për Disney, u anulua për shkak të kritikave të ashpra për mungesën e Johnny Depp, i cili në atë kohë ishte i përfshirë në një proces gjyqësor me ish-gruan e tij Amber Heard dhe i akuzuar për abuzim. Pavarësisht zërave për një rikthim të mundshëm të Jack Sparrow, kjo nuk ndodhi kurrë dhe Margot Robbie mbeti pa mundësinë për të luajtur në film.