Aktorja e shumëpërfolur për rolet e saj në “The Wolf of the Wall Street” dhe “Suicide Squad” tashmë do të vijë edhe në rolin e “Barbie”.
Këtë e ka konfirmuar jo vetëm Margot Robbie por edhe studio e filmit “Warner Bross” që për këtë realizim do të bashkëpunojë me prodhuesit e lodrave “Mattel”.
Këtë herë kukulla ikonë “Barbie”, që do të luhet nga Margot Robbie, do të vijë si një personazh i vërtetë dhe jo në sferën e animacionit.
“Unë mendoj se ky film do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm tek publiku e veçanërisht tek fëmijët. Jam e nderuar që do të jem një Barbie”, -tha ajo në një intervistë të fundit.
Kukulla “Barbie”, pati debutimin në vitin 1959 në Panairin Ndërkombëtar të Lojrave në New York dhe që nga ajo kohë është shndërruar në një fenomen mbarëkombëtar.