Health & Beauty

Margarina nxit agresionin dhe nervozizmin, kujdes me konsumimin e saj!

Margarina e fortë nga të gjithë ushqimet përmban më së shumti acide transyndyrore, të cilat janë të dëmshme për shëndetin dhe nxisin hiperaktivitetin, agresionin dhe nervozizmin tek fëmijët dhe të rriturit. Yndyrat transyndyrore në margarinë dhe në format e ndryshme të ushqimit të shpejtë nxisin sjelljen agresive dhe për këtë arsye nuk duhet t’u jepen fëmijëve, ka treguar studimi i Universitetit të Kalifornisë në 945 fëmijë. Ata që hanë më shumë acide transyndyrore vazhdimisht janë më agresiv, nervozë dhe hiperaktivë se sa të tjerët, kanë deklaruar shkencëtarët për Daily Mail.

“Me kontrollimin e ushqimit mund të parashikojmë agresivitetin e tij dhe të gjejmë indikatorët e sjelljes së tyre. Për këtë arsye duhet të shmangen ato kimikate në ushqimin e fëmijëve të shkollës, të burgosurve dhe grupeve tjera shoqërore”-përfundon udhëheqësja e studimit, Beatrice Golomb. Acidet transyndyrore formohen me hidrogjenizim, procesin e shtimit të atomeve të hidrogjenit në vajrat bimore për të kaluar nga gjendja e lëngët në të ngurtë. Përdoret edhe për përmirësimin e shijes, por edhe për zgjatjen e afatit të përdorimit të produkteve.

Margarina e fortë nga të gjitha ushqimet përmban më së shumti acide transyndyrore, mesatarisht prej 20 deri 50 për qind. Ato kimikate janë të njohura për dëmin që ia shkaktojnë shëndetit, sepse rrisin kolesterolin, rezistencën në insulinë, rrisin rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe inflamacionet e ndryshme, ndërsa tani për herë të parë ndërlidhen edhe me sjelljen, shpjegon Golomb.

Dhembja e shoqëruar me hematoma, mund të zbutet dhe të qetësohet me margarinë. Hematoma karakterizohet nga grumbullimi i gjakut në hapësirën ndërmjet pjesës së brendshme dhe pjesës së jashtme të lëkurës. Simptomat zakonisht shfaqen brenda një kohe të shkurtër, pas një dëmtimi. Margarina është e dobishme, sepse “ftoh” plagën dhe sjell lehtësim momental. Vitaminat A, D dhe E që i përmban margarina shpesh depërtojnë në epidermë dhe kontribuojnë në shërimin e dhimbjes.

Po ashtu, ekspertë nga Universiteti i Harvard-it, konstatojnë se margarina është më e shëndetshme sesa gjalpi. Ata thonë se kanë gjetur se zëvendësimi i yndyrave të ngopura me ato të pangopura zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër. Zgjidhni margarinën me përqindje sa më lartë të thartirave yndyrore të dobishme dhe të pangopura dhe vitamina si dhe shmangni prodhimet të cilat përmbajnë thartira transyndyrore.