Ndërsa duhen edhe dy ditë nga zhvillimi i Maratonës së Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndarë në rrjete historinë e Juri Hoxhës, vajzës e cila çdo ditë bën aktivitet fizik dhe ka një thirrje për të gjithë të rinjtë, fëmijët dhe grupmoshat e tjera që t’i bashkohen këtij aktiviteti të veçantë. Në një postim, kreu i bashkisë së kryeqytetit thekson:
Edhe Juri plot energji, po përgatitet për Maratonën e Tiranës. Po ti, a je gati të sfidosh veten? Regjistrohu në tiranamarathon.com dhe bëhu pjesë e Maratonës së Tiranës më 20 tetor.
Ndërkohë, e reja ka një mesazh dhe thirrje për të gjithë që të bëhen pjesë e kësaj përvoje.
Unë quhem Juri Hoxha dhe rutina ime e mëngjesit është që më grupin tim të bëjmë gjashtë deri në dhjetë kilometra çdo ditë. Me afrimin e Maratonës së Tiranës që është në 20 tetor, unë i bëj thirrje gjithë të rinjve, por edhe fëmijëve apo grupmoshave të tjera 50+, që t’i bashkohen Maratonës së Tiranës. Eshtë eksperiencë sa personale, por edhe unike sepse përditë kjo do e pasurojë jetën tuaj me rekorde të reja. Ju pres në Maratonën e Tiranës, thotë ajo.
Më shumë se 4 mijë e 500 garues janë regjistruar për të marrë pjesë në edicionin e 8-të të Maratonës së Tiranës e që zhvillohet më 20 tetor. Pjesëmarrësit do të vijnë nga mbi 50 vende të botës.
Edhe 4 ditë na ndajnë nga aktiviteti më i madh sportiv i vitit, “Maratona e Tiranës 2024”, edicioni VIII. Më shume së 4500 garues të regjistruar, nga të cilët mbi 900 të huaj, nga më shumë se 50 vende të botës, priten të garojnë në datë 20 tetor, në 4 kategori: We too 5 km; 10 km; 21 km; 42 km, tha Veliaj, në një postim në rrjetet sociale.
Veliaj ka publikuar edhe itinerarin që do të përshkojë maratona duke kaluar nëpër pikat më tërheqëse të Tiranës. Kujtojmë se maratona do të zhvillohet në katër kategori kryesore: “Marathon”, “Half Marathon”, “Tirana 10K” dhe “We Too” dhe për secilën prej tyre janë parashikuar çmime të ndryshme.