Aktualitet

Manastirliu: Sot mbërrijnë 11.700 vaksina Pfizer; Shqipëria vend me risk të ulët!

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se vendi ynë tashmë ka dalë nga zona e riskut për përhapjen e virusit COVID-19. Manastirliu tha se sot presim 11.700 vaksina Pfizer, ndërkohë që shtoi se në total kanë mbërritur 967 mijë vaksina. Manastirliu shtoi se 360 mijë qytetarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës.

Po ashtu nga marrëveshja e sotme me distributorin turk, shtoi Manastirliu, garantohen të mbërrijnë 500 mijë doza të vaksinës SINOVAC.

Sot kemi më pak se 170 raste aktive në të gjithë vendin. Kemi një rënie të ndjeshme të indikatorëve matëse që është 5 raste për 100 mijë banorë. Kemi dalë nga zona e riskut të moderuar dhe sipas të gjitha të dhënave ndërkombëtare jemi konsideruar si një vend me risk të ulët për përhapjen e virusit COVID. Procesi i vaksinimit do të vijojë.

Sot presim 11700 doza të vaksinës Pfizer. Arrijmë në 967 mijë vaksina të mbërritura në vendin tonë. Marrëveshja që sjellim për miratim në këtë seancë garanton edhe 500 mijë doza të vaksinës SINOVAC. Kjo do të shërbejë edhe për zgjerimin e fashës së vaksinimit. 360 mijë qytetarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës.

Sipas Manastirliut fasha e vaksinimit ka zbritur në 57 vjeç përpos vaksinimit të kombinuar dhe kjo është koha më e mirë për tu intensifikuar ky proces jetik. Ajo theksoi se janë të vetëdijshme se lufta me COVID-19 ende nuk ka përfunduar.

Ndërkohë OBSH së fundmi ka apeluar për kujdes pasi kjo pandemi ka ende të panjohura.

Ndaj lehtësimi gradual i masave duhet të shoqërohen me vigjilencë të shtuar. Sezoni i verës po shoqërohet edhe me masa të shtuara,-tha Manastirliu.