Aktualitet

Manastirliu dhe Gonxhja nënshkruajnë udhëzimin e përbashkët: Transferim gjatë vitit nga gjimnazi drejt arsimit profesional!

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, nënshkruan sot udhëzimin e përbashkët, që lejon transferimin gjatë gjithë vitit të parë të gjimnazit të nxënësve drejt arsimit profesional.

Ky ndryshim, është një tjetër mundësi për të rinjtë, që të kthejnë sytë nga arsimi profesional, në një treg që është gjithnjë e më shumë dinamik, që ka nevojë për profesionistë të fushave të ndryshme.

“Firmosim sot një udhëzim të përbashkët, që mundëson transferimin dhe regjistrimin e nxënësve përgjatë gjithë vitit në arsimin profesional. Ky udhëzim, është një tjetër instrument në paketën e reformës të arsimit profesional në garancinë që ne krijojmë, së pari që nxënësit të shkojnë aty ku kanë prirjet. Së dyti, i krijojmë lehtësi dhe një mbështetjetë madhe familjeve, të cilët do ta kenë më të lehtë të dinë se ku do t’i orientojnë fëmijët e tyre”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Arsimi profesional po konsiderohet si një mundësi e artë për të rinjtë shqiptarë, duke ofruar perspektiva të reja, punësim të shpejtë dhe mundësi për të zhvilluar më tej karrierën e tyre akademike.

“Për vitin mësimor 2024-2025 është arritur një numër rekord i regjistrimit në klasën e 10-të me rreth 4400 nxënës, plus 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti me parë. Regjistrimet janë të hapura deri ne 30 shtator ndaj ky event do na ndihmonte që të bënim edhe njëherë thirrjen që kush ka për tu regjistruar, të regjistrohet” , tha Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u ndal dhe te rëndësia e mësuesve koordinatorë të këshillimit të karrierës, të cilët do të luajnë një rol kyç në orientimin e nxënësve drejt arsimit profesional që nga klasa e gjashtë. Kjo mbështetje do të fuqizohet më tej me mundësinë e re të transferimit të nxënësve nga gjimnazi drejt arsimit profesional gjatë gjithë vitit të parë.

“Ne kemi ndërmarrë edhe një hap shumë të rëndësishëm për shkollën 2030 që është emërimi i dy figurave të reja në shkollë, ai i Mësuesit Koordinator për Orientimin e Karrierës dhe Mësuesi Koordinator për Sigurinë e Cilësisë në Shkollë. Do të kemi 320 mësues koordinatorë për orientimin e karrierës brenda shkollës në ciklin 9-vjeçar dhe ata të mesëm, të cilët do të kujdesen për këtë element kaq të rëndësishëm, që ka të bëjë me identifikimin dhe orientimin e prirjeve të talenteve të nxënësve në shkollat tona. Dhe sot kemi një figurë të posaçme me një mbështetje të veçantë financiare që do të organizojmë këtë aspekt që lidhet me orientimin e karrierës”, tha Manastirliu.

Drejtues të shkollave, mësues të këshillimit të karrierës dhe nxënës që janë transferuar drejt arsimit profesional pjesëmarrës në këtë takim të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit vunë theksin tek rëndësia e orientimit drejt arsimit profesional, si një mundësi për të rinjtë për punësim të shpejtë dhe në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Tiranë, 27 shtator – Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, nënshkruan sot udhëzimin e përbashkët, që lejon transferimin gjatë gjithë vitit të parë të gjimnazit të nxënësve drejt arsimit profesional. Ky ndryshim, është një tjetër mundësi për të rinjtë, që të kthejnë sytë nga arsimi profesional, në një treg që është gjithnjë e më shumë dinamik, që ka nevojë për profesionistë të fushave të ndryshme.