Sport

Man.City rrezikon rënien në Championship, në Angli janë të sigurt!

Në pritje të debutimit në Premier League, të dielën kundër Chelsea-t, Man.City bëhet gati të luajë ndeshjen më të rëndësishme, jo në fushë, por në gjykatë. Prej vitesh, “qytetarët” janë nën akuzë për abuzime me rregullat e “Fair Play Financiar”, ku nga viti 2009 akuzohen për 115 shkelje të ndryshme.

Sipas The Athletic, klubi i Man.City rrezikon jashtëzakonisht shumë, ku tre janë variantet e dënimit, gjobë, heqje pikësh dhe më e rënda rënie nga kategoria. Ky lajm është konfirmuar për të përditshmen angleze nga drejtues të Premier League.

“Ajo që kam dëgjuar është se dënimi mund të jetë në formë pikësh, por bëhet fjalë për një zbritje prej 70-80 pikë, çka do të thotë zbritje në Championship”. Nuk është hera e parë që Man.City akuzohet apo procedohet për vepra të tilla, një vendim i ngjashëm erdhi në 2021, në atë kohë UEFA dënoi Man.City të mos merrte pjesë në turnetë që ajo organizon, por City e dërgoi çështjen në CAS ku fitoi duke e kaluar thjesht me një gjobë. Gjithnjë sipas The Athletic, vendimi për Man.City pritet të jepet në fillim të 2025.