Sot e ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj “Më lër të flas” ka qenë ish-banorja, Olta Gixhari. Kujtojmë se ajo vendosi të dalë të shtunën nga shtëpia më e famshme në vendin tonë, duke lënë përgjysmë eksperiencën në Big Brother VIP.
Edhe pse ishte një nga lojëtaret më të forta, Olta krijoi shumë dinamika në shtëpi dhe malli për djalin e saj Amar ishte arsyeja kryesore që ajo vendosi ta ndërpriste këtë rrugëtim. Si ndihet Olta tani pas daljes nga shtëpia?
Unë kam pak ditë që kam dalë, ndihem mirë. Ato dy ditët e para mezi po mësohesha me disa orare të tjera dhe rutina të tjera. Të them të vertëtën kam harxhuar të gjithë kohën me djalin tim dhe vazhdoj qëndroj non-stop me të. Po rikthehem në realitetin tim por dua të them, sepse është me shumë rëndësi sepse natën e ‘Prime’-t kur dola djali ishte pak i ftohtë, unë qava dhe thashë mbase më ka harruar, pikërisht atë natë që vajta në shtëpi ai hidhej sipër krevatit dhe nuk ka fjetur deri në orën 06:30 të mëngjesit dhe më thoshtë: “Mami, mami të dua shumë”. Rikuperimi ishte më i shpejtë se unë e mendoja. Jam shumë e lumtur.
Përveç kësaj nuk kanë munguar edhe pyetjet pikante nga Romeo kur e pyeti Oltën për bashkëshortin e saj: Po me burrin u çmalle, a kishte ndryshuar ai? A e kishte marrë malli?
Po, e kishte marrë malli shumë. Nga mendorja ishte shumë mirë. U rikuperuam shumë shpejt familjarisht.